Romancieri britanik me origjinë indiane, Salman Rushdie, u ther me thikë nga një person në Neë York. Agjenti i tij, Andrew Wylie, ka deklaruar se ai është në gjendje të flasë, shkrun The Guardian.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, e ka vlerësuar Rushdie për “refuzimin e tij për t’u frikësuar ose heshur”.
“Këto janë blloqet ndërtuese të çdo shoqërie të lirë dhe të hapur. Dhe sot, ne riafirmojmë angazhimin tonë ndaj atyre vlerave thellësisht amerikane në solidaritet me Rushdie dhe të gjithë ata që mbrojnë lirinë e shprehjes”, tha presidenti.
Të shtunën, Hadi Matar, i dyshuari për sulmin e së premtes në festivalin letrar në New York, u deklarua i pafajshëm./Botapress.info/