Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka hedhur poshtë kritikat e Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe të opozitës të cilët thonë se Qeveria po i rrezikon investimet e tyre kapitale në mungesë buxheti. Sipas tij, nuk ka nevojë për rishikim të buxhetit, duke pasur parasysh se komunat ende e kanë qarkoren e parë buxhetore, nga e cila mund t’i kryejnë investimet.
“Komunat e kanë qarkoren e parë buxhetore ku i kanë të gjitha kufijtë dhe ku përcaktohen shumat të cilat i kanë në administrim. Qarkorja e dytë buxhetore faktikisht i përcakton vetëm lëvizjet brenda buxheteve të komunave. Me rëndësi është se jemi brenda afatave kohore dhe deri në fund të muajit shtator ka kohë kur komunat bëjnë propozimet për buxhetin e ri”, ka theksuar ministri Krasniqi në rtk.