Ish-ambasadori Lulëzim Peci thotë se Durim Berisha po i nxit njerëzit kundër tij, për shkak të qëndrimit për shamitë në shkolla.
Ish-diplomati kosovar, Lulëzim Peci, ka shprehur qëndrimin e tij kundër lejimit të uniformave fetare në shkolla. Durim Berisha, ish-këshilltar i Kryeministrit Albin Kurti është prej atyre që po bën fushatë për të ndryshuar Udhëzimin Administrativ për nxënësit e shkollave të Kosovës, që ndër të tjera, ndalon uniformat fetare në shkolla, raporton Gazeta Botapress.
Peci fillimisht ka shkruar se shpreson që Qeveria të mos e ndërrojë udhëzimin administrativ, pasi, sipas tij, do të ishte një gabim madhor.
Më pas, ai ka njoftuar se po linçohet dhe kërcënohet nga ata që mendojnë ndryshe.
Durim Berisha, pjesë e kampanjës për lejimin e uniformës fetare, specifikisht të shamisë te nxënëset, ka shkruar:
“Kur po e shoh qe ne krye te shpifjeve po jane ish-diplomatet e Kosoves, nuk po habitem pse s’ka liberalizim te vizave dhe pse ekziston nje pershtypje negative per Kosoven.
Nje Zot e din çka kane shkretu keta zezana, veq mu doke ‘te emancipuar’ dhe ‘modern’”.
Ish-ambasadori Peci e ka marrë se Berisha e ka me të dhe e ka rishpërndarë këtë postim, duke thënë se ish-këshilltari i Kurtit po i nxit “përkrahësit e vet” ndaj tij.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/08/image-22.png)
Durim Berisha ishte emëruar këshilltar i Kurtit, gjatë qeverisjes së tij të parë. Lulëzim Peci ka qenë ambasador i Kosovës në Suedi. /Botapress.info/