Në një postim të tij të fundit opinionisti Valon Syla i ka numëruar disa prej dështimeve kryesore të Qeverisjes së Albin Kurtit, duke përmendur ngritjen e cmimeve të produkteve për shfrytëzim ditor, inflacionin dhe bllokimin e mjeteve financiare për komunat e Kosovës duke iu hakmarrë atyre për humbjen në zgjedhjet e fundit lokale në vendin tonë.
Për më shumë ja postimi i Valon Sylës në Facebook
Dje i numrova dështimet kryesore, por vjeshta po vjen dhe lista e keqmenaxhimit të Qeverisë Kurti do t’ju kushton tepër shumë kosovarëve. Sa i verifikova disa prej çmimeve.
⛔️ Çmimi i peletit 410€ – më i shtrenjti në Ballkan.
⛔️ Çmimi i drurit 70€/m – dyfishim për një vit.
⛔️ Rritja e rrogave – zero; ndërsa inflacioni për 15% e ka hanger vlerën e rrogave.
⛔️ Qindra miliona euro investime ende të bllokuara në OSHP… vonesat aty tregojnë vetëm tendenca për korrupsion, ose me vjedh diçka.
⛔️ Buxhetet komunale të bllokuara nga paaftësia apo inati i pushtetit qendror, dhe Albin Kuryi me Hekutan Muratin janë duke ju hakmarrë komunave që i humbi në zgjedhjet lokale. Duke ju hakmarrë rrjedhimisht qytetarëve kosovarë.
Çdo njëra nga këta pika po shkakton humbje serioze për kosovarët dhe lufta e tyre sot është për mbijetesë të ekonomive të tyre. Ndërsa, Albini bën fjalime për luftë për targa.
Nginu Vetëvendosje.
#albanologji #kurti #vvjosa