Ish-Ambasadori Lulzim Peci ka thënë se Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka zgjedhur të ironizojë me NATO dhe QUINT’in (SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Italia).
Takimi i emisarëve, çfarë po paralajmërojnë Berlini e Uashingtoni?
Peci ka theksuar se tani “presim të shohim edhe reagimin e Kuintit dhe NATO-s, pas këtyre deklaratave të Vucicit”
“Para shkuarjes ne Bruksel per takimin e ardhshem me Kurtin, ne konferencen e sotme per shtyp, Vucici paska zgjedhur me terma dramatik te ironizoj me NATO’n dhe Kuintin qe me force mund te bejne cfare te duan ne kete pjese te botes (por jo edhe gjithkund), se Serbia nuk mund te detyrohet ta pranoj veteshkaterrimin, si dhe te akuzoj Kosoven qe planifikon vrasjen e serbeve ne veri te vendit, gje te cilen e bejne vetem shteter kriminale.
Presim te shohim edhe reagimin e Kuintit dhe NATO-s, pas ketyre deklaratave te Vucicit” ka shkrur ish -ambasadori.