Danimarka do të kontribuojë më shumë para për UkrainënDanimarka do të rrisë ndihmën e saj financiare për Ukrainën me 113.6 milionë dollarë (110 milionë euro), ka thënë kryeministrja Mette Frederiksen në një konferencë ndërkombëtare donatorësh.
“Kjo është një luftë mbi vlerat mbi të cilat është ndërtuar Evropa dhe bota e lirë… Sot ne ripohojmë angazhimin tonë për të mbështetur Ukrainën,” ka deklaruar ajo.
Konferenca, e cila organizohet nga Ukraina, Danimarka dhe Britania, u mbajt për të diskutuar mbështetjen afatgjatë për Ukrainën pas pushtimit rus.
E Britania e Madhe ka deklaruar se do ta furnizojë më shumë Ukrainën me sisteme raketash.Ndërsa Letonia e ka shpallur Rusinë si shtet sponzorizues i terrorizmit. /Botapress.info/