Gazeta raportoi tpër arrestimin e të dyshuarit që vodhi një veturë të 35 mijë eurove të kompanisë ‘Urban dhe Robert Taxi’ më 3 prill në Prishtinë. Ai është dorëzuar gjatë ditës së djeshme në Polici pas katër muajsh në arrati dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje.
Burimet nga Prokuroria kanë njoftuar se bëhet fjalë për Burim Bojnikun, i cili po dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’. Më 3 prill të këtij viti, ai ka vjedhur një taxi nga parkingu i kompanisë në rrugën “Lidhja e Pejës”, përball Terminalit Doganor në Prishtinë.
Pas intervistimit nga hetuesit policorë, ndaj të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e tij për 48 orë dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor. Gjatë kësaj periudhe, mbetet të shihet nëse Prokuroria do të dorëzojë në Gjykatë kërkesë për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij.
Çka dihet për rastin – Pamjet e publikuara ekskluzivisht nga Gazeta Sinjali
Si në “bahçe të babës”, ai shihet se si e kalon rrugën dhe afrohet në parkingun ku gjendej vetura. Automjeti të cilin ai dyshohet se e vodhi ka qenë i hapur dhe çelësi ishte brenda pasi siç kishte deklaruar menaxheri ashtu i parkojnë gjithmonë veturat.