Ministri i Jashtëm i Tajvanit, Joseph Wu, deklaroi se Kina po përdor stërvitjet ushtarake që nisi në shenjë proteste kundër vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi, si një justifikim për t’u përgatitur për një pushtim të ishullit të vetëqeverisur.
Wu u shpreh në një konferencë për shtyp në Taipei se Tajvani nuk do të frikësohej, edhe pse stërvitjet ushtarake të Kinës vazhdojnë