Në orët e paradites së sotme, policia në Mitrovicën e Jugut, kanë arrestuar dy të dyshuarit B.T., 26 vjeçar, dhe K.T., 31 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës, të dyshuar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.
Arrestimi i dy të dyshuarve është mbi dyshime të arsyeshme për përfshirje në një rast përleshje që ishte raportuar sot në rrugën “Shala e Bajgores” në Mitrovicë, ku si pasoj e përleshjes dy të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, i cila ka kërkuar tretman mjekësor.
Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku pas intervistimit, dy të dyshuarve me aktvendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit policor.
Rasti është iniciuar dhe po hetohet për veprën penale ‘Lëndim i rëndë trupor’./Botapress.info/