Anëtari i Vetëvendosjes Hysamedin Feraj ka dalur kundër qeverisë Kurti për procesin e dialogut me Serbinë, raporton Gazeta Botapress.
Feraj ka thënë se duhet të ndodhë njohja nga Serbia para se të fillojë dialogu.“Njohja para dialogut”, ka shkruar ai.
Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq kah mesi i këtij muaji për të rifilluar negociatat mes dy shteteve.
Këtë e ka konfirmuar Emisari Special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në një konferencë për media që ka mbajtur dje në Prishtinë.
“Qëllimi parësor i kësaj vizite është të bëhet përgatitja për takimin e nivelit të lartë mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Vuçiq që do të mbahet pas pak ditësh në Bruksel dhe prandaj jam këtu”, ka thënë Lajçak./Botapress/