Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar periudha për verifikimin dhe ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.
Kjo periudhë, e cila ka filluar më 28 qershor, do të përfundojë më 29 gusht 2025.
Përmes KQZ-së qytetarët me të drejtë vote do të mund ta verifikojnë / mësojnë qendrën e tyre të votimit dhe nëse dëshirojnë edhe ta ndërrojnë atë, duke e caktuar sa më afër vendbanimit në komunën e tyre:
- përmes platformës elektronike të KQZ-së: https://qv.kqz-ks.orgose
- duke paraqitur kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është i regjistruar votuesi.
Ndërkaq, ndërrimi i Qendrës së Votimit nga një komunë në komunën tjetër, nuk mundësohet drejpërdrejtë nga KQZ, por kjo është e ndërlidhur me deklarimin zyrtar të vendbanimit nga qytetarët/votuesit.
Për të kaluar nga një Qendër Votimi e një komune, në Qendrën e Votimit në një komunë tjetër, votuesi duhet të ndryshojë adresën e tij në Zyrën e Gjendjes Civile apo në platformën E-Kosova. Pas konfirmimit të ndryshimit të adresës nga Shërbimi i Gjendjes Civile, adresa e re reflektohet në Regjistrin Qendror Civil.
Çdo ndryshim i adresës së banimit deri më 29 gusht 2025, do të pasqyrohet në platformën e KQZ-së https://qv.kqz-ks.org dhe rrjedhimisht në Listën Votuese.



Të tjera
Aktuale
Osmani pas deklaratave të Trump në Bordin e Paqes: Kosova sot ndjeu peshën e garancisë amerikane
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas
Aktuale
Abdixhiku: Ofrova dorëheqjen, lideri duhet të marrë përgjegjësi
Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku,
Aktuale
Kancelari gjerman uron Kurtin për rizgjedhjen: Keni përpara vetes detyra sfiduese
Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka