Festivali “Sunny Hill” që filloi dje në Prishtinë ka bërë bashkë të parin e kryeqytetit Përparim Rama dhe ish-kryetarin Shpend Ahmeti.
Drejtoresha Ekzekutive e “Sunny Hill Foundation”, Laura Kryeziu ka publikuar një fotografi nga nata e mbrëmshme me Ramën e Ahmetin raporton Gazeta Botapress.info
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/08/291707122_1219249915555632_3471160363823519068_n-328x600.jpg)
Festivali “Sunny Hill” do të mbahet për katër ditë në Parkun e Gërmisë, kurse mbrëmë festivalin e hapi këngëtarja kosovare me famë botërore Dua Lipa.
Ajo në një konferencë për media së bashku me babain e saj Dukagjin Lipa, tha se ndjehet e lumtur që ndodhet në shtëpinë e saj në Kosovë dhe mezi pret që të performojë para mijëra të rinjëve./Botapress.info/