Ambasadorja suedeze në SHBA, Karin Olofsdotter dhe Paivi Nevala, zyrtare e lartë në Ambasadën finlandeze në Amerikë, ishin ftuar për të ndjekur nga afër votimin e Senatit.
“Aleanca jonë e NATO-s është themeli që ka garantuar demokracinë në botën perëndimore që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Kjo forcon NATO-n edhe më tej dhe është veçanërisht e nevojshme në dritën e agresionit të fundit rus”, tha Schumer nga foltorja e Senatit.
“Kur kryetari McConnell dhe unë u takuam me presidentin finlandez dhe kryeministrin suedez në maj, ne u angazhuam të përshpejtonim hapat e anëtarësimit sa më shpejt që të mundeshim dhe sigurisht përpara se të shkonim në shtëpi për pushimet e gushtit”, tha Schumer.
NATO zyrtarizoi ftesën e saj për Suedinë dhe Finlandën për t’iu bashkuar Aleancës në fund të qershorit dhe vendimi duhet të shkojë në parlamentet e 30 vendeve anëtare për ratifikim përfundimtar./Botapress.info/