Një gyp i ujit ka shpërthyer në Hajvali të Prishtinës.Si rezultat i kësaj banorët e disa lagjeve do të mbeten pa ujë të pijshëm.
Nëpërmjet një njoftimi të “KRU Prishtina” thuhet se pa ujë do të mbesin Hajvalia, Çagllavica, Veterniku, lagjia “Qëndres” dhe “Qershia”.
“Prishtinë, 3 gusht – Para pak çastesh, ka pëlcitur gypi i ujit me diametër fi 200 mm në fshatin Hajvali. Pa ujë të pijshëm mbesin këto zona: fshati Hajvali, Çagllavica, Veterniku ( pjesa kah ” Gorenje”), lagjja “Qëndresa” dhe lagjja ” Qershia”, thuhet në njoftimin e tyre.
KRU Prishtina gjithashtu ka treguar se ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellist kanë dalur në vendin e ngjarjës.
“Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanimin e defektit në gyp. Po besojmë në sanim sa më të shpejtë”.
“Nga KRU Prishtina rekomandojnë që pasi të rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm, që krojet t’i leni hapur për pak minuta deri në kthjellim”. /Botapress.info/