Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Branisllav Radoviç thotë se janë larguar të gjitha barrikadat në veri të Kosovës.
Për REL, ai është shpreh se situata është aktualisht e qetë.
Barikadat u vendosën një ditë më parë nga serbët lokalë, si kundërpërgjigje ndaj dy vendimeve të qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet serbe që ishin parashikuar të nisnin zbatimin sot.
Sipas vendimit, të gjithë qytetarët e Serbisë që do të hyjnë në Kosovë do të pajisen me një dokument për hyrje-dalje në territorin e Kosovës, i vlefshëm për 90 ditë.
Ndërkaq, vendimi i dytë për targat thotë se të gjithë personat që kanë makina me targa me akronim të qyteteve të Kosovës, që lëshohen nga Serbia, duhet t’i riregjistrojnë makinat e tyre.
Rrugët që të çojnë për në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, të vetmet që qëndronin të bllokuara, tashmë janë të lira.