Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur konferencë për media në lidhje me zhvillimet e fundit në vend. Sipas ti j strukturat ilegale kriminale në veri janë të mbështetur nga Serbia.
“Nuk është e lehtë për shtetin tonë, ato i mbështet aparati shtetëror i Beogradit”, tha ai, raporton RTKlive. Kurti bëri me dije se dy pikat në veri në Bernjak dhe Jarinj janë të mbyllura. Ai ka bërë me dije se janë lëshuar mbi 1500 dokumente për qytetarët e Republikës së Serbisë që kanë hyrë në Kosovë.
Sipas tij janë nëntë barrikada të vendosura në veri të vendit. “Të gjitha masat tona që i kemi marrë janë për siguri të qytetarëve dhe nuk kanë të bëjnë me etninë. Dhuna nuk do të tolerohet, ata do të dënohen”, theksoi ai.
Sipas tij qeveria ka shprehur gatishmëri për të shtyrë edhe një muaj zbatimin e vendimeve. “Nuk do të lejojmë destabilizimin e Kosovës, do të kujdesemi që të mbizotëroj paqja”, tha ai. Kurti ka ftuar ShBA dhe BE që të dënojë agresionin e bandave kriminale që janë të mbështetura ngga Beogradi.
Kurse Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, tha se procesi i dhënies së dokumenteve për qytetarët e Republikës së Serbisë që kanë hyrë në Kosovë, po shkon sipas procedurave dhe në kohë shumë të shpejt. Ai tha s ky dokument vlen 90 ditë.
Për zhvillimet e fundit në veri,m bëri me diej se janë lënduar nëntë qytetarë të Kosovës, nga strukturat kriminale e ilegale dhe të armatosura. “Sipas informacioneve të fundit disa barrikada kanë filluar të largohen. Po punojmë me organet e rendit që gjithçka të shkojë në bazë ligjeve”, theksoi ai.