Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, në një konferencë për media ka akuzuar qeverinë për korrupsion.
Ai tha se bëhet fjalë për katër kontrata kornizë për mirëmbajtje verore dhe dimërore “të cilat janë nënshkruar nga ish-zyrtari i kësaj ministrie Nexhat Krasniqi dhe zëvendësministri Hysen Durmishi”, ku sipas deputetit Berisha ishin nënshkruar pasi që Krasniqi ishte shkarkuar si shef i zyrës së prokurimit në këtë ministri.
“Si ka mundësi që zyrtari i shkarkuar të nënshkruajë kontrata me vlerë qindra mijë euroshe, për derisa ishte i shkarkuar”, u shpreh Berisha.
Në fund, teksa publikoi shifrat e këtyre kontratatave, Berisha iu drejtua me pyetje kryeministrit Kurti.
“Ftoj kryeministrin Kurti të deklarohet për këtë skandal dhe të japë llogari për “meshqit” e tij të cilët po tregohen mjaft aktiv në dallaveret me tenderë”, përfundoi Berisha.
Njoftimi i plotë:
Sot, para gazetarëve shpalosa faktet për skandalin në Ministrinë e Infrastrukturës, ku të përfshirë janë ish-zyrtari i kësaj ministrie dhe zëvendësministri Durmishi.
Bëhet fjalë për 4 kontrata kornizë për mirëmbajtje verore dhe dimërore të cilat janë nënshkruar nga Krasniqi dhe Durmishi.
Si ka mundësi që zyrtari i shkarkuar të nënshkrojë kontrata me vlerë qindra mijë euroshe, për derisa ishte i shkarkuar?
Ftoj kryeministrin Kurti të deklarohet për këtë skandal dhe të japë llogari për “meshqit” e tij të cilët po tregohen mjaft aktiv në dallaveret me tenderë.
Këto janë kontrata e nënshkruara kundërligjshëm:
1. Kontrata publike kornizë Nr. 205-22-865-2-1-1/c303 dhe 037/2022 në vlerë prej 138,953.44 euro, e nënshkruar nga Nexhat Krasniqi dhe Hysen Durmishi më datë 27.06.2022;
2. Kontrata publike kornizë Nr. 205-22-865-2-1-1/c304 dhe 036/2022, në vlerë prej 123,262.41 euro, e nënshkruar nga Nexhat Krasniqi dhe Hysen Durmishi më datë 27.06.2022;
3. Kontrata publike kornizë Nr. 205-22-865-2-1-1/c306 dhe 034/2022 në vlerë prej 61,221.61euro e nënshkruar nga Nexhat Krasniqi dhe Hysen Durmishi më datë 25.07.2022, dhe
4. Kontrata publike kornizë Nr. 205-22-865-2-1-1/c305 dhe 036/2022 në vlerë prej 88,472.00 euro e nënshkruar nga Nexhat Krasniqi dhe Hysen Durmishi më datë 25.07.2022.