Valentina Bunjaku, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë gjatë seancë së Kuvendit të Kosovës se “VV-ja e konsideronte tradhtar Avdullah Hotin kur e nënshkroi marrëveshjen e Uashingtonit”.
Referuar marrëveshjes së Kosova e arriti me Korporatën Sfidat e Mijëvjeçarit, deputetja tha se ky është lajm i mirë për Kosovën.
“LDK-ja është treguar gjithmonë konstruktive në marrëveshjet ndërkombëtare, jo si VV-ja që si opozite shpallte tradhtarë”, ka thënë ajo.
Kosova ka arritur marrëveshje me MCC me vlerë prej 202 milionë eurosh. /Botapress.info/