Bordi Drejtues i ShSKUK-së ka dalë me një komunikatë për media për mbledhjen e mbajtur sot, në të cilën disa media raportuan se pritet shkarkimi i drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi.
Virusi po bënë kërdi në Kosovë, sot ka të vdekur dhe shumë raste…
Sipas raportimeve në media, në mbledhjen e sotme do të shqyrtohej raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit, ku thirreshin në burime se aty u gjetën parregullësi. Por, bordi nuk ka marrë ndonjë vendim për asnjë shkarkim.
Prandaj siç njoftohet “në mbledhjen e datës 27 korrik 2022, Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka shqyrtuar raportin final të Zyrës Kombëtare të Auditimit për SHSKUK, si dhe pika të tjera të përcaktuara më parë me rendin e ditës”.
Tutje thuhet se shqyrtimi përmbajtjes së raportit të auditimit do të vazhdojë në mbledhjen e radhës të Bordi Drejtues.
Lidhur me këto raportime Gazeta ka tentuar ta marrë një përgjigje nga Valbon Krasniqi, por i njëjti nuk i është përgjigjur thirrjeve telefonike./Botapress.info/