Katër vjet pas vdekjes bëhen homazhe te gurthemeli i shtatores së veprimtarit Adem Demaçi.Gurthemeli u vendos më 26 korrik të vitit 2019.
Që atëherë kanë kaluar tri vjet, por shtatorja e Adem Demaçit ende nuk është ngritur në Prishtinë .Lulet, të cilat në këtë përvjetor do të duhej të vendosnin para shtatores, po lihen në betonin që vështirë shihet.
Hydajet Hyseni nga Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës, foli për veprimtarin e Demaçit.
Si një luftëtar të denjë e inspirim për gjeneratat, Demaçin e kujton edhe Behram Krasniqi.Në nderim të jetës dhe veprës së Adem Demaçit u promovua “Libri i burgosur-gjarpinjtë e gjakut” i autorit Selatin Novosella.Ai foli për kohën që e shkroi këtë libër.
Për Demaçin folën edhe pjesëmarrës të tjerë në këtë ngjarje./Botapress.info/