Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sot e vendosi një buqetë me lule në rrugën nacionale që lidhë Mitrovicën me Zubin Potokun, në afërsi të fshatit Zubç, ku 11 vjet më parë u vra polici Enver Zymberi.
Në njërën nga fotografitë e publikuara në Facebook, një flamur i Serbisë shihet vetëm pak metra nga vendi ku ndodhej Sveçla.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/07/295361753_5742762725754732_1184191384347165358_n-1000x563.jpg)
Sveçla ishte në veri nën masa të rrepta të Policisë.
“Historia e shtetndërtimit tonë mbanë emrin e Enver Zymberit, si dëshmor në përpjekjet për shtrirjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit tonë”, shkroi Sveçla pas vizitës atje.