Fluksi i mërgimtarëve që po vijnë dhe po ikin nga Kosova ka bërë që te ketë pritje të gjata në disa nga pikat kufitare të Kosovës me vendet e tjera.
Ky është shoferi i kamionit që vdiq në aksidentin që ndodhi në Gjilan
Sipas grafikut të Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjegjësisht Menaxhimit Kombëtar të Kufijve, pritjet më të mëdha janë në Muçibabë.
Në dalje në këtë pikë kufitare pritjet shkojnë deri në 2 orë, ndërsa kolonat janë deri në 600 metra.Më pak pritje ka në pikën kufitare te Dheu i Bardhë ku kolonat deri në 100 metra kanë bërë që pritjet në dalje të jenë deri në gjysmë ore, ndërsa në hyrje deri në 20 minuta.
Në pikat e tjera kufitare nuk ka pritje të gjata. /Botapress.info/