Dy persona kanë pësuar lëndime pas një zjarri që ka kapluar një fabrikë në qytetin e Prizrenit. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ky është shoferi i kamionit që vdiq në aksidentin që ndodhi në Gjilan
Njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë dhe është dërguar në QKUK.
“Dy persona janë lënduar, njëri prej tyre është lënduar rëndë, i njëjti është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Policia dhe Zjarrfikësit gjenden në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë të gjitha masat e nevojshme, ndërsa Njësia Rajonale ka nisur hetimet lidhur me këtë rast”, u shpreh Bytyqi./Botapress.info/