Faton Fetahu, avokat i Fadil Kodrës, ka thënë se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë “shkelje flagrante e të drejtave të njeriut”, me shkarkimin e klientit të tij nga pozita e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME).
LEXO EDHE KETE
Aksidenti në Gjilan nuk ishte vetaksident, policia konfirmon se drejtuesi i kamionit ka vdekur
Avokati beson se ky vendim në fakt u mor nga kryeministri Albin Kurti.“Një vendim i tillë është i projektuar, i dirigjuar dhe e ka edhe vulën e kryeministrit”, tha ai.
Fetahu tha se Kodra “s’ka pasur asnjë vërejtje për punën e tij.“Përkundrazi, ka vetëm raporte pozitive dhe vlerësime vendore dhe ndërkombëtare për punën e tij”, tha ai.
Avokati tha se nuk i dinë ende arsyet e shkarkimit të Fadil Kodrës, njërit prej bashkëluftëtarëve të parë të Adem Jasharit.Një kallëzim penal është dorëzuar më 22 korrik në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, kundër ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla.
Ai akuzohet nga Fadil Kodra, i cili u shkarkuar nga pozita e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave për “cenim të të drejtave në marrëdhëniet e punës dhe keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.Kodra e akuzon Sveçlën se ia cenoi të drejtat duke e hequr krejt nga pozita e zyrtarit publik.
Në kallëzimin penal shkruan se dëmi që e ka shkaktuar Sveçla e tejkalon shumën e 5 mijë eurove dhe thotë se ajo që ka bërë ministri i rendit është e dënueshme me gjobë dhe burgim prej 3 deri në 10 vjet burgim.