Me rastin e 22 vjetorit të vrasjes së veprimtarit, Shaban Manaj, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me bashkëpunëtorë dhe familjen Manaj, bënë homazhe dhe nderuan jetën e veprën e tij.
Kryetari Abdixhiku, vlerësoi lartë figurën e Heroit Shaban Manaj, gjersa theksoi se ishte atdhetar i madh dhe avokat i shquar, i cili kurrë nuk u ndal së vepruari për lirinë e pavarësinë e Kosovës si dhe për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut.
Po ashtu, kryetari Abdixhiku, u shpreh se LDK dhe familja nuk do të jenë të qetë deri në zbardhjen e vrasjes së tij dhe veprimtarëve tjerë.