Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën se një person ka vdekur si pasojë e një aksident në dalje të fshatit Pogragjë të Gjilanit.
Vetaksident në Pogragjë të Gjilanit, kamioni godet një shtëpi
Fillimisht ishte menduar se ishte vetaksident, por Policia ka konfirmuar se mjeti ishte i përfshirë në një aksident trafiku.
“Ju njoftojmë me informatë shtesë se sot më 25.07.2022 rreth orës 14:12 në dalje të fshatit Pogragjë është shkaktuar aksident trafiku në mes të një kamioni dhe një veture e llojit pikap, me tabela vendore. Me këtë rast Drejtuesi i kamionit e humbë kontrollin mbi drejtimin e mjetit të tij dhe më pastaj pas një distance të konsiderushme përplaset për një muri skaj rruge”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Tutje ai tregon se drejtuesi i mjetit ishte dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjilanit, por përkundër ndihmës së dhënë nga mjekët, ai nuk i ka mbijetuar plagëve të mara.
“Ndihma e shpejtë personin e aksidentuar (drejtuesin e kamionit) me urgjencë e kanë dërguar në emergjencën e Spital Rajonal në Gjilan. Edhe për kundër ndihmës së mjekëve personi i aksidentuar i lindur me 1960 shtetas i Kosovës ka ndrru jetë si pasoj e plagëve të marra në aksident. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML në Prishtinë. Rasti po hetohet nga policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal”, shtoi ai. /Gazeta Botapress.info/