Disa njësi akademike të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë shpallur rezultatet preliminare të provimit pranues për studimet themelore.
UP përmes jë komunikate për media, ka publikuar linkun ku mund të shikohen rezultet.Gjatë këtij afati, UP-ja pritet që të pranojë 5 mijë e 497 studentë të rinj.
NJOFTIMI I PLOTE
Njoftoheni që disa nga njësitë akademike të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” tashmë kanë shpallur rezultatet preliminare të provimit pranues të konkursit për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore – baçelor, për vitin akademik 2022-23.
Për të parë rezultatet, ju lutemi klikoni KËTU.
Në rrugëtimin tuaj profesional, UP-ja ju uron shumë suksese!