Një zjarr i madh kishte shpërthyer mëngjesin e sotëm në një shtëpi tre katëshe në qendër të Drenasit.Shtëpia ishte e banuar nga disa familje, ku njëra nga to kishte mbetur brenda derisa flaket ishin përhapur në gjithë objektin.
Zv/kryeministri Bislimi s’po fle natën, e ministrja Rizvanolli po fle edhe ditën madje në Kuvend
Zyrtari i Gjykatës në Drenas, Ilir Lestrani së bashku me Burim Bekollin, Hamëz Isufin, Isuf Isufin dhe kryetarin e gjykatës Shefqet Balecin intervenuan për ta shpëtuar familjen katër antarëshe.
Lestrani ka rrëfyer ngjarjen për media: “Rreth orës 8 e 15 minuta kemi parë se një zjarr shpërtheu brenda një shtëpie afër gjykatës. Kemi intervenuar së bashku me Burim Bekollin, Hamëz Isufin, Isuf Isufin dhe kryetarin e gjykatës Shefqet Balecin për të ndihmuar banorët që ndodheshin brenda. Disa familje kanë arritur të dalin, por aty kishte mbetur çifti bashkëshortor me dy fëmijët e tyre, një vajzë 15-vjeçare dhe një djalë 5-vjeç të ardhur për pushime nga diaspora. Edhe pse mu është tërhequr vërejtja që të mos ngjitem në katin e tretë, unë kam insistuar dhe nga tersa e cila po digjej shpejte kam nxjerr fëmijën dhe e kam lëshuar poshtë, pastaj jam kthyer për ta marr vajzën. Më pas kanë dalë edhe çifti ku për fat të mirë nuk kanë pësuar lëndime”, ka rrëfyer ngjarjen Ilir Lestrani.
Shtëpia është djegur tërësisht ndërsa aty një punë të madhe e kanë bërë gjithë banorët dhe institucionet lokale./Botapress.info/