Botapress 1 Qershor – Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Ferizaj.Prangosja e tij erdhi si rezultat i dyshimeve se i njëjti ka kryer marrëdhënie seksuale me një fëmijë.
Ai është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.
E viktima në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim gjinekologjik.“Ferizaj-19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti ka pasur marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare (fëmijë). Me urdhër të prokurorit kujdestar, viktima është dërguar në IML për ekzaminim gjinekologjik, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka njoftuar Policia.