Një qytetare raportohet të ketë pësuar lëndime serioze në hundë brenda pishinës së Gërmisë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i këshillit lokal të Sofalisë, Enver Redenica.
Sipas Redenicës, viktima u lëndua pasi nuk ka pasur ujë të mjaftueshëm në pishinë, shkruan IndeksOnline.
Duke publikuar pamje nga momenti kur viktima bartet me autoambulancë nga ambientet e pishinës, Redenica gjithashtu ka publikuar fotografitë edhe të pishinës se mbushur në gjysmë.
“…Si informatë shtesë, çdo vit ditën e parë pishina e Gërmisë ka qenë hyrja falas për qytetarë, ndërsa sot, qysh nga hapja, kanë filluar me pagesa dikujt me kupon e dikujt pa kupon fiskal” shkroi Redenica.



Të tjera
Aktuale
Aksident i rëndë në Obiliq – 15-vjeçari përfundon në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë trafiku ka
Lajme
Rasti i rëndë në Deçan ku vdiq një punëtor, Policia: Po hetojmë rastin
Një rast i rëndë ka ndodhur
Lajme
Tahiri: Kalkulime elektorale, bllokada, refuzime, vonesa – era e zgjedhjeve po ndjehet qartë
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së,