Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë një aksioni kontrollues në barnatoret private në Mitrovicën Veriore, Inspektorati Farmaceutik ka zbuluar sasi të konsiderueshme të produkteve medicinale që nuk janë të autorizuara për tregun e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit, produktet e sekuestruara ishin të pajisura me banderolë të shteteve të tjera, përkatësisht të Serbisë apo Maqedonisë së Veriut, si dhe disa pa asnjë banderolë identifikuese.
“Në njërën nga barnatoret e qytetit u hasën edhe produkte medicinale me banderolë të kuqe që janë të dedikuara për sektorin publik të shëndetësisë dhe janë falas për qytetarët apo janë të dhuruara si donacione për Spitalin e Mitrovicës Veriore. Të njëjtat janë keqpërdorur duke u dërguar në barnatore private për t’u shitur”, thuhet në njoftim.
Inspektorati ka konfiskuar të gjitha produktet e paautorizuara dhe ka nisur procedurat për trajtimin e mëtejmë të këtij rasti. Sipas MSh-së, veprimet ligjore do të vazhdojnë në ditët në vijim.
Të tjera
Aktuale
100 euro për studentët, Ministria e Financave tregon kur do të ekzekutohen
Më 7 tetor, Qeveria në detyrë
Aktuale
Vetura godet një këmbësor në Prishtinë, policia jep detaje
Një këmbësor është goditur nga një
Aktuale
Ushtarët e KFOR-it kryejnë misione të zbarkimit ajror në veri të Kosovës
Ushtarë amerikanë, letonezë, polakë, turq dhe