Mot i nxehtë e kryesisht me diell parashihet ditën e martë në vend. Pasdite kalojnë vransira të larta, ndërkohë që zhvillohen vranësira lokale, me më mundësi që më vonë të japin kushte për ndonjë rrebesh shiu, kryesisht përreth viseve malore. Temperaturat minimale zbresin në 16C e 19C, derisa ato maksimale pësojnë një rënie të lehtë, e shkojnë deri në 31Ce 33C. Frynë erë mesatare dhe e fuqishme jugperëndimore 8-15m/s, me hove mbi 20m/s lokalisht.
Pas kësaj vale të nxehtit, reshje shiu pritet të përfshinë vendin ditën e mërkurë, ndërkohë që masa më të ftohta depërtojnë, duke zbritur temperaturat maksimale deri në 21C e 22C, ndërkohë që ato minimale zbresin deri në 8C e 10C, ditëve pasuese. Të enjten kalojnë ende vranësira, por se nuk paraqiten kushte për të reshura. Nga e premta, sërish mot më stabil, kryesisht me diell dhe më i ngrohtë. Temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 25C e 29C. Ditën e mërkurë erërat ndryshojnë drejtimin nga krahu verior dhe frynë me hove deri në 17m/s. Nga e enjtja frynë erë e lehtë dhe mesatare 3-9m/s.



Të tjera
Aktuale
Dyshohet se u hodh nga kati i 9-të – vdes tragjikisht një grua në Ferizaj
Një ngjarje e rëndë ka tronditur
Aktuale
Kurti për 2 milionë eurot e ndara për aviokompanitë
Kreu në detyrë i Qeverisë së
Ekskluzive Lajme
Rrëfimi emocionues i Gjeneralit të LDK-së, Gëzim Hazrolli
Kandidati i LDK-së për deputet në