Kështu ka dalë në matjet e fundit të opinionit publik të realizuara nga PIPOS të cilat janë prezantuar ekskluzivisht në “Rubikon” të Klan Kosovës.
Partia e dytë, që ka 13.07% diferencë nga e para, është radhitur LDK-ja me 25.12% e cila pasohet nga PDK-ja me 21.35%.
AAK-ja është e katërta me 11.97% dhe pas saj vijnë Nisma (2.13%) dhe “Lista Guxo” (1.24%) që janë nën prag zgjedhor.
Në këtë rezultat final nuk përfshihen kategoritë e papërcaktuara, pra anketuesit që nuk e kanë përmendur një emër të partisë ose listës zgjedhore.
Në rezultatin fillestar, pra ku nuk përjashtohen kategoritë e papërcaktuara, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 33.2%.
LDK-ja është opsioni i dytë i 21.6% të të anketuarve që pasohet nga PDK-ja me 18.3% dhe AAK-ja me 10.1%.
Nisma Socialdemokrate mbetet nën prag zgjedhor me 1.5%, ashtu sikur edhe “Lista Guxo” me 0.9% dhe AKR-ja me 0.2%.
7.4% e të anketuarve kanë thënë se nuk do të kishin votuar fare, 6.1% kanë thënë se nuk e dinë se kë do ta kishin votuar ose kanë refuzuar të përgjigjen dhe 0.7% kanë zgjedhur një parti tjetër (asnjërën nga partitë e përmendura në anketë).
Në këto matje të opinionit publik të realizuara me 1050 respondentë, që janë prezantuar sonte ekskluzivisht në “Rubikon” të Klan Kosovës, nuk janë të përfshira votat nga komunitetet pakicë që jetojnë në Kosovë dhe gjithashtu as votat e diasporës.