Sot, bëhen 24 vjet nga beteja e lavdishme e Loxhës, e komanduar dhe drejtuar nga ushtaraku dhe strategu, Kolonel Tahir Zemaj.
Më 6 korrik 1998, në Loxhë të Pejës është zhvilluar një ndër betejat që bënë kthesë të madhe në luftën për liri. Fitorja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj forcave pushtuese serbe ishte një shtytje e madhe morale për burrat e gratë e vendit tonë për ta vazhduar luftën deri në çlirim.
Beteja e lavdishme e Loxhës ka edhe heronjtë që me gjakun e tyre e ujitën tokën e të parëve tanë. Në këtë betejë ranë për të mos vdekur kurrë: Rrustem Bruqi, Lumni Surdulli dhe Enver Alaj.
Në këtë përvjetor ne kujtojmë dhe nderojmë sakirificën sublime të të gjithë atyre grave dhe burrave që nuk kursyen asgjë për lirinë dhe shtetin që e gëzojmë sot.
Lavdi e përjetshme për të rënët në Betejën e Loxhës!