Një rast personi të zhdukur është raportuar sot në mëngjes në Podujevë, ku një vajzë 15-vjeçare është larguar nga shtëpia pa paralajmërim dhe pa lënë ndonjë gjurmë.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se më 05 korrik 2025, rreth orës 09:00, në Stacionin Policor në Podujevë është paraqitur I.H., 37 vjeçar, banues në rrugën “Sejdi Obranqa”, i cili ka deklaruar se vajza e tij A.H., 15 vjeçare është larguar nga shtëpia rreth orës 03:00 të mëngjesit, pa e njoftuar askënd për vendndodhjen e saj.
Sipas përshkrimit të dhënë nga ankuesi, vajza kishte të veshura trenerka ngjyrë të zezë me një vijë të bardhë dhe ka ndërtim trupor mesatar.
Rasti është diskutuar me Prokuroren kujdestare të Departamentit për të Mitur, e cila ka urdhëruar iniciimin zyrtar të rastit si “Person i zhdukur”.
Aktualisht, Policia e Podujevës ka filluar hetimet për lokalizimin dhe gjetjen e vajzës së mitur, ndërsa rasti mbetet nën trajtim aktiv nga njësitë përkatëse hetimore.



Të tjera
Aktuale
Dyshohet se u hodh nga kati i 9-të – vdes tragjikisht një grua në Ferizaj
Një ngjarje e rëndë ka tronditur
Aktuale
Kurti për 2 milionë eurot e ndara për aviokompanitë
Kreu në detyrë i Qeverisë së
Ekskluzive Lajme
Rrëfimi emocionues i Gjeneralit të LDK-së, Gëzim Hazrolli
Kandidati i LDK-së për deputet në