Gazetari Vehbi Kajtazi ka shprehur dyshimet e tij se kërcënimi i sotëm për bombë në Kuvend ka qenë inskenim.
Ai ka bërë me dije se nëse kërcënimi do të ishte real, veprimi i institucioneve të sigurisë do të ishte më serioz.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka përmendur tri arsyeje të cilat e bindin se kërcënimi ka qenë inskenim.
“Qe pse ky filmi i sotem ne Kuvend eshte inskenim: E para, nese mesazhi per shperthim bombe do te ishte serioz, atehere perimetri i sigurise do te duhet ta perfshinte edhe objektin e Qeverise dhe ndertesave perreth. E dyta, kush e vleresoi se çfare bombe mund te jete ajo? Sa do te ishin permasat e nje shperthimi te mundshem? E treta, kush i garantoi deputetet e Vetevendosjes se ne ndertesen e Qeverise jane te sigurt? Kush e vleresoi bomben se nese shperthen, nuk shkakton deme ne ndertesen e Qeverise qe eshte ngjitur me ate te Kuvendit? Leni keta filma te nderuar!”, ka shkruar Kajtazi.



Të tjera
Lajme
Tërmet në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
Lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar
Aktuale
Miratohet në Kuvend zgjatja buxhetore për muajin mars
Në seancën e sotme, me 99
Aktuale
1 votë kundër rezolutës në mbrojtje të ish krerëve të UÇK-së ishte e deputetit të VV-së Fatos Geci
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën