Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejullah Gashi, ka thënë se alarmi për bombë ka qenë i rrejshëm dhe se s’ka asgjë që vlen të përmendet nga vendi i ngjarjes, shkruan Express.
“kërcënimi i rrejshëm dhe deri më tani s’ka asgjë që vlen të ceket nga vendi i ngjarjes”, ka thënë ai.
Kryeprokurori ka thënë se do të vazhdojnë hetimet për thirrjen telefonike, që sipas tij u bë nga një zë mashkulli që ka folur në gjuhën angleze, me një theks “të shteteve jo mike”.
Kryeprokurori s’ka pranuar të japë më shumë sqarime se çfarë nënkupton me “shtete jo mike”
“Hetimet do të vazhdojnë për thirrjen telefonike e bërë nga një person anonim, me zë mashkulli, në gjuhën angleze, me një akcent të shteteve jo mike”, ka thënë ai.
“Këto janë informatat që i kemi, do të informoheni më tej për informata”, ka shtuar tutje



Të tjera
Aktuale
Dyshohet se u hodh nga kati i 9-të – vdes tragjikisht një grua në Ferizaj
Një ngjarje e rëndë ka tronditur
Aktuale
Kurti për 2 milionë eurot e ndara për aviokompanitë
Kreu në detyrë i Qeverisë së
Ekskluzive Lajme
Rrëfimi emocionues i Gjeneralit të LDK-së, Gëzim Hazrolli
Kandidati i LDK-së për deputet në