Sinjali ka mësuar detaje të reja lidhur me alarmimin për vendosjen e një bombe në Kuvendin e Kosovës, ngjarje që ka paralizuar objektin e kuvendit dhe ka aktivizuar të gjitha njësitë e sigurisë në terren.
Sipas informacioneve ekskluzive, mesazhi kërcënues në gjuhën angleze ka arritur përmes mesazhi të Kuvendit të Kosovës, konkretisht në adresën e një punëtoreje në zyrën e Kryetarit Glauk Konjufca.
Përmbajtja e mesazhit paralajmëronte se një bombë ishte vendosur brenda ndërtesës së Kuvendit dhe se do të shpërthente pas 10 minutash. Pasi punëtorja e ka pranuar mesazhin , ajo ka njoftuar menjëherë sigurimin dhe njësinë përgjegjëse, e cila ka ndërmarrë veprimet e para operative.
Brenda pak minutash, njësitë policia kanë rrethuar perimetrin, ndërsa të gjithë zyrtarët dhe stafi janë evakuuar nga ndërtesa për shkak të kërcënimit të drejtpërdrejtë për sigurinë.
Ndërkohë, në vendngjarje kanë arritur: Njësia hetimore dhe forenzika, që po analizojnë origjinën dhe përmbajtjen e mesazhit, Njësia e Deminimit, që pritet të kryejë kontrollin fizik të objektit.
Burimet e Sinjalit thonë se deri tani nuk është identifikuar ndonjë mjet i dyshuar shpërthyes, por hetimet janë në fazë të hershme, ndërsa do të analizohet edhe gjurma dixhitale e dërguesit përmes IP-së dhe serverit që ka gjeneruar mesazhin.
Sinjali do të sjellë zhvillimet më të fundit nga ky rast i ndjeshëm që ka vënë në gatishmëri të gjitha institucionet e sigurisë.
Të tjera
Aktuale
SHBA ia bën të qartë se ai është problemi, Kurti përpiqet t’i mbajë gjallë raportet
Marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në janë
Aktuale
Paralajmërimet për reshje shiu, komuna e Prishtinës- qytetarëve
Komuna e Prishtinës, ka reaguar me
Aktuale
Dorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen e 18 shtatorit në Debëlldeh të Vitisë
Policia në Gjilan ka njoftuar se