Rasti i të miturës nga Gjakova që u raportua si e zhdukur ka përfunduar me arrestimin e një 20-vjeçari, i cili kishte bashkëjetuar ilegalisht me të, që nga momenti i largimit të saj nga shtëpia.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Albion Gashi, rreth 20-vjeçar, i cili është paraqitur së bashku me të miturën në Stacionin Policor në Gjakovë, ku gjatë intervistimit ka rezultuar se ata kishin qenë në bashkëjetesë jashtëmartesore për disa ditë.
Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti penal “Bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeç”, ndërsa me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë.
E mitura është kthyer nën kujdesin e familjes, ndërkohë që hetimet janë duke u zhvilluar nga njësia për krime të rënda pranë DRP Gjakovë.
Sinjali do të sjellë zhvillime të reja rreth këtij rasti që ka tronditur opinionin publik.
Të tjera
Aktuale
SHBA ia bën të qartë se ai është problemi, Kurti përpiqet t’i mbajë gjallë raportet
Marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në janë
Aktuale
Paralajmërimet për reshje shiu, komuna e Prishtinës- qytetarëve
Komuna e Prishtinës, ka reaguar me
Aktuale
Dorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen e 18 shtatorit në Debëlldeh të Vitisë
Policia në Gjilan ka njoftuar se