Ish-kryetari i Degës së LDK-së në Mitrovicë, Latif Berisha, nderohet post-mortem me mirënjohjen “ORA E PRESIDENTIT 2022”
Për nder të figurës dhe kontributit të ish-kryetarit të Degës së LDK-së në Mitrovicë, Latif Berisha, njëherësh ish-anëtar i kryesisë Qendrore, intelektual i shquar e veprimtar i devotshëm i rrugëtimit për liri e pavarësi, si dhe bashkëpunëtor i afërt i Presidentit historik, Ibrahim Rugova, sot, nëndega e LDK-së për NRW-Gjermani, e nderoi post-mortem me mirënjohjen “ORA E PRESIDENTIT 2022”.
Kryetari i nëndegës së LDK-së për NRW-Gjermani, Jakup Gërguri, këtë mirënjohje ia dorëzoi anëtarëve të familjes Berisha, në prezencë të bashkëveprimtarëve dhe anëtarëve të ekipit të mërgatës, nënkryetarit të LDK-së, Antoni Quni dhe deputetit Armend Zemaj.
Kujtojmë se ish-kryetari i Degës së LDK-së në Mitrovicë, Latif Berisha, u vra nga aparati shtetëror serb, më 24 mars 1999, në natën e parë të bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe.
![](https://botapress.info/wp-content/uploads/2022/07/Latif-Berisha-300x181.jpg)
![](https://botapress.info/wp-content/uploads/2022/07/Ora-300x200.jpg)
![](https://botapress.info/wp-content/uploads/2022/07/pr-300x200.jpg)