Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajramit është deklaruar pasi që kjo parti dorëzoi lëndën e saj në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, në lidhje me situatën në Kuvend, duke thënë se ata do të vazhdojnë të marrin pjesë në seancë, dhe do të kërkojnë që kryesuesi i saj, Avni Dehari, të kthehet në rendin e ditës.
Ajo ka thënë edhe se nëse kjo s’ndodh ata do të vazhdojnë përsëri që në formë proteste, të mbajnë fjalimet edhe pasi Dehari ta mbyllë seancën.
‘‘Natyrisht do të marrim pjesë në seanca, sepse ne në secilën seancës po kërkojmë nga kryesuesi të kthehet në rendin e ditës, dhe të na mundësohet e drejta e votimit. Në qoftë se kjo nuk na mundësohet ne prapë do të veprojmë ashtu siç vepruam dje në shenjë proteste, pasi që kryesuesi ta mbyllë seancën ne do të vazhdojmë me fjalimin’’, ka thënë Bajrami.



Të tjera
Aktuale
Martens, Osmanit: Kam raportuar për oligarkët rusë, kriminelët serbë të luftës, e s’jam paditur kurrë…
Gazetari i FAZ, Michael Martens, thotë
Aktuale
“Gjasat më të mëdha për tu zgjedhë president i ka Abdixhiku – Kurtit nuk i konvenon Osmani
Analisti Nexhmendin Spahiu tha në Pressing
Aktuale
VV në mbrojtje të shkeljes që bëri, sulmon Kushtetuesen
Gjykata Kushtetues e Republikës së Kosovës