Sinjali ka siguruar identitetin e personit që dyshohet se i ka dhënë fund jetës në Qendrën e Ndalimit në Suharekë, ku ishte i ndaluar me vendim të Prokurorit për veprën penale “Dhuna në familje” dhe “Sulm”.
Bëhet fjalë për Nazif Kololli, 46 vjeçar i cili sipas të dhënave të para dyshohet se është vetëngulfatur në qeli, gjatë qëndrimit në ndalim.
Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të zyrtarëve policorë dhe ekipit të emergjencës, ai nuk ka arritur të mbijetojë, dhe vdekja e tij është konstatuar në vend nga mjeku kujdestar.
Në rast janë përfshirë: Prokuroria, e cila ka dalë në vendngjarje; IPK, që po heton rrethanat e plota; Forenzika, që ka bërë ekzaminimet dhe dokumentimin e nevojshëm.
Trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të ndriçuar plotësisht ngjarjen.



Të tjera
Aktuale
Dyshohet se u hodh nga kati i 9-të – vdes tragjikisht një grua në Ferizaj
Një ngjarje e rëndë ka tronditur
Aktuale
Kurti për 2 milionë eurot e ndara për aviokompanitë
Kreu në detyrë i Qeverisë së
Ekskluzive Lajme
Rrëfimi emocionues i Gjeneralit të LDK-së, Gëzim Hazrolli
Kandidati i LDK-së për deputet në