Flaka Loxha e ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” në xhudo.Loxha në duelin për medaljen e bronztë fitoi kundër garueses turke, Hasret Bozkurt, në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Loxha ndaj turkes triumfoi në kohën shtesë me një luftë tejet të fortë.Për Flakën, 23-vjeçaren nga Peja, ky është prej sukseseve më të mëdha në karrierë.
Kjo është medalja e dytë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”. Paraprakisht, Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë./Botapress.info/