Botapress, 29 Qershor – Ish-kryeministri Avdullah Hoti, deputet i Kuvendit të Kosovës gjatë qëndrimit disaditor në Londër ku ka marrë pjesë në takimet e “European Leadership Netëork” të mbajtur në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, ndër të tjerash ka takuar edhe veprimtarë dhe aktivistë të devotshëm të LDK-së e të presidentit Ibrahim Rugova, shkruan Botapress.
Në një nga këto takime me veprimtarë e rugovistë të dalluar në Londër, Hoti është informuar për aktivitetin e kësaj mërgata në deceniet e fundit.
Një fakt interesant që e ka vecuar Hoti është Buletini” numër 215, i datës 10.04.1995, i Ministrisë për Informim të Republikës së Kosovës që ka njoftuar për vizitën e presidentit Ibrahim Rugova në Londër më 3 prill të vitit 1995.
Këtë fakt interesant e ka shpërndarë në Facebook, ish-kryeministri Avdullah Hoti:
Themelet e institucioneve shtetërore të Kosovës dhe miqësitë me vendet perëndimore janë vënë gjatë viteve të 90-ta nga figura eminente të kohës, të prirë nga Presidenti Rugova.
Vizioni i tij për këto institucione ishte i qartë dhe në linjë me vendet perëndimore. Institucionet që kemi krijuar ndër vite janë vetëm rrugë e trasuar nga vizioni i Presidentit Rugova. Miqësitë duhet t’i ruajmë!
(Në foto “Buletini” numër 215, i datës 10.04.1995, i Ministrisë për Informim të Republikës së Kosovës, i cili lajm kryesor e ka vizitën e Presidentit Rugova në Londër. E falënderoj mikun tim të çmuar në Londër, dr. Shkumbin Dautin, për pritjen që më bëri në Londër dhe për ofrimin e kopjes së buletinit.)