Shefi i ekipit negociator të Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka arritur në qytetin e Antalias në Turqi. Gazeta ka siguruar fotografitë ku Bislimi shihet teksa merr autobusin për të udhëtuar drejt qytetit, pasi zbret nga aeroplani.
Nuk dihet nëse Bislimi ka fluturuar drejt Turqisë për pushime apo për ndonjë konferencë pune.
Ky udhëtim i tij për në Turqi vjen pas një periudhe disa mujore negocimi në Bruksel, që rezultoi me ujdinë me Serbinë që të shtyhet përpara udhërrëfyesi për energjinë në veri të Republikës së Kosovës.
Derisa ministra e zyrtarë të Qeverisë ku Bislimi është zëvendëskryeministër thonë se Kosova po zhvillohet ekonomikisht dhe se ka rritje të numrit të të punësuarve.
Ka qenë ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili ka publikuar disa shifra të cilat sipas tij tregojnë se Kosova ka shënuar rritje të nivelit të punësimit, derisa kryeministri Albin Kurti mbrëmë në një intervistë për Syri TV ka thënë se Kosova po zhvillohet ekonomikisht dhe se janë rritur edhe investimet e huaja./Botapress.info/