Katër femra dhe dy meshkuj kanë pësuar lëndime trupore në një vetaksident trafiku të ndodhur pasditen e së dielës në Malishevë, transmeton Botapress.info
Policia ka njoftuar se shoferi i automjetit nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge në një hendek.
“Si pasojë, lëndime trupore ka pësuar vetë drejtuesi dhe pesë persona të tjerë, një mashkull dhe katër femra kosovare, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në vendin e aksidentit ka dalë policia rrugore e cila rastin e ka në procedurë hetimore./Botapress.info/