Një ngjarje alarmante është raportuar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në fshatin Smirë të Vitisë, ku një fëmijë 11-vjeçar me autizëm ishte shpallur i zhdukur.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se prindi i tij, I. A., ka njoftuar policinë rreth orës 02:45 se djali i tij, E.A., 11-vjeçar, kishte dalë nga shtëpia në drejtim të panjohur.
Menjëherë pas raportimit, njësitet policore në koordinim me banorët e fshatit kanë filluar kërkimet intensive në zonë, mirëpo pa rezultat për disa orë.
Fatmirësisht, rreth orës 07:55, fëmija është gjetur nga një fqinje afër një procke pranë shtëpisë dhe është dërguar për kontroll në emergjencën e Vitisë.
Sipas raportit mjekësor nga QKMF, fëmija nuk kishte shenja dhune përveç disa gërvishtjeve të lehta.
Për rastin është njoftuar Prokurori i Krimeve të Rënda, i cili ka autorizuar hapjen e rastit “Person i humbur”. Pas gjetjes së fëmijës, me urdhër të tij rasti është mbyllur me raport të veçantë.



Të tjera
Aktuale
Dyshohet se u hodh nga kati i 9-të – vdes tragjikisht një grua në Ferizaj
Një ngjarje e rëndë ka tronditur
Aktuale
Kurti për 2 milionë eurot e ndara për aviokompanitë
Kreu në detyrë i Qeverisë së
Ekskluzive Lajme
Rrëfimi emocionues i Gjeneralit të LDK-së, Gëzim Hazrolli
Kandidati i LDK-së për deputet në