Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka zyrtarizuar kandidaturën e arkitektit të njohur, Përparim Rama për kryetar të komunës së Prishtinës.
Në lidhje me këtë, ka reaguar edhe ish-ministri e deputeti i LDK-së, Skender Hyseni. Hyseni shkruan se kandidimi nga LDK, i Përparim Ramës për kryetar të Prishtinës, është një lajm shumë i mirë.
Ja shkrimi i tij:
Kandidimi nga LDK, i Përparim Ramës për kryetar të Prishtinës, padyshim një lajm shumë i mirë, më në fund.
Qytetarët e Prishtinës duhet të kenë besim se duke votuar Përparimin për kryetar, kaosi arkitektonik dhe urbanistik në kryeqytetin tonë do të marrë fund./Botapress/