Pas takimit madhështor të parë në Zvicër, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës i shoqëruar nga Ekipi Politik për Mërgatë, do të kthehet prap me tubime e takime me bashkatdhetarët në Gjenevë.
Këtë të shtunë, më datë 25 qershor 2022, në orën 20:00, mbahet tubimi në Avanchet – Salev, 21 Avenu de Pailly, 1220 Avanchet, Gjenevë.
Takimet janë pjesë e debatit rreth hartimit të Programit Politik të LDK-së “Lidhja për të ardhmen”, pas Konventës Programore si dhe bashkëbisedim me bashkatdhetarët tanë me qëllim të mobilizimit të gjithmbarshëm të strukturave tona.
LDK-ja vlerëson lartë kontributin e madh dhe historik që ka dhënë mërgata në shtetndërtimin dhe konsolidimin demokratik të Kosovës. Andaj, ky mision fisnik i mërgatës duhet të vazhdojë edhe më tutje deri në arritjen e qëllimit tonë të përbashkët – rrugëtimin euroatlantik të Kosovës dhe përtej.