Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar që gazetarit Valon Syla, i dyshuar veprat “dhunë në familje” dhe “lëndim i lehtë trupor” t’i shqiptohet masa “e ndalimit të afrimit vendit ose personit të caktuar”, në këtë rast që të mos i afrohet banesës apo vendndodhjes së viktimës.
Gjykata Themelore në Prishtinë ende nuk ka nxjerrë vendim lidhur me masën e sigurisë. Të premten Syla, me vendim të Prokurorisë u dërgua në mbajtje.
Syla dyshohet për dy vepra penale: “Dhunë në familje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.
Të hënën do të mbahet seanca e parë dëgjimore në orën 10:00.
Për rastin dje, ka raportuar ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Sipas të dhënave policore, viktima E.N. ka deklaruar se është sulmuar fizikisht dhe ofenduar rëndë nga i dyshuari, për çka ka pranuar trajtim mjekësor dhe është fotografuar për dëshmitë e lëndimeve
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Pejës” në kryeqytet.
Në deklarimin e saj të dytë, viktima ka konfirmuar pretendimet fillestare, ndërsa dëshmitarja, motra e saj E.N., 24 vjeçare, ka dorëzuar video-incizime të momentit të incidentit, të cilat do të përdoren si provë në rastin penal.



Të tjera
Lajme
Tërmet në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
Lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar
Aktuale
Miratohet në Kuvend zgjatja buxhetore për muajin mars
Në seancën e sotme, me 99
Aktuale
1 votë kundër rezolutës në mbrojtje të ish krerëve të UÇK-së ishte e deputetit të VV-së Fatos Geci
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën